Ambasadorja Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për “udhëheqjen e suksesshme” siç e ka cilësuar diplomatja amerikane vitin 2020, vit gjatë të cilit vendi ynë mbante Presidencën e OSBE.
“Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE-së gjatë vitit më të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë e shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë e shprehjes”, shkruan Kim.
Më tej, ambasadorja amerikane ka ndarë në ‘Twitter’ një pjesë nga fjala e Ramës në OSBE.
2/2 Also note @ediramaal’s vow: “Nothing can change our mind about our devoted work to become part of the EU family & nothing will change our heart in being devoted to the relation with the United States & the EU, by always aligning with them when it comes to our foreign policy.”
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 5, 2020
“Gjithashtu vini re zotimin e Edi Ramës”, shkruan Kim, dhe shpërndan fjalën e kryeministrit Rama “Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme.”