Bota 3 Shkurt 2023, 16:17

Kina e pranon: Balona në SHBA ishte e jona, por nuk është përdorur për qëllime spiunazhi

Shkruar nga Pamfleti
Kina e pranon: Balona në SHBA ishte e jona, por nuk është

Kina e ka pranuar më në fund se balona që ka hyrë në SHBA është e saj. Ndonëse e mohuan fillimisht, ministria e Jashtme kineze ka pranuar se ishte objekti i tyre, por mohoi se ishte përdorur për spiunazh.

Zyrtarët amerikan të mbrojtjes thanë fillimisht se ishin të bindur se “baloni i mbikqyrjes në lartësi të madhe” i përkiste Pekinit.

Ministria e jashtme e Kinës tha se baloni ishte përdorur prej tyre për qëllime “kryesisht meteorologjike”.

“Kinës i vjen keq për hyrjen e paqëllimshme, të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës.

Objekti fluturoi fillimisht mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë u shfaq mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, sipas zyrtarëve.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se qeveria përgatiti avionë luftarakë, përfshirë F-22, në rast se Shtëpia e Bardhë urdhëronte që objekti të rrëzohej.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, u takuan të mërkurën për të vlerësuar kërcënimin.

Montana, është vendi i një prej tre fushave të vetme raketore bërthamore në SHBA, dhe zyrtarët thanë se anija e dukshme spiune po fluturonte mbi vende të sensitive për të mbledhur informacion.

Komanda amerikane vendosi të mos e rrëzonte objektin, pasi mbeturinat mund të shkaktonin dëmtim në fushën bërthamore.

Bota Balona KIna SHBA