Qeveria në Kinë ka vendosur sanksione ndaj 28 zyrtarëve amerikanë, vetëm disa orë pasi Joe Biden është inauguruar si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte mes 28 personave që ministria tha se “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”.
Lajmi është konfirmuar në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëm të Kinës, ku thuhet se për gjashtë vite këta politikanë kanë ndërhyrë në punë të brendshme të Kinës dhe kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Gjatë viteve të fundit, disa politikanë anti-Kinës në Shtetet e Bashkuara, nga interesat e tyre egoiste politike dhe paragjykimi dhe urrejtja ndaj Kinës dhe duke mos treguar asnjë interes për interesat e popullit Kinez dhe Amerikan, kanë planifikuar, promovuar dhe ekzekutuar një një seri lëvizjesh që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, minojnë interesat e Kinës, ofenduan popullin Kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SH.B.A,”-thuhet në një deklaratë zyrtare tëMinistrisë së Jashtme të Kinës.
Kina vendosi sanksione edhe ndaj këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.
“Këtyre individëve dhe anëtarëve të tyre të familjes së ngushtë u ndalohet hyrja në territorin kontinent, Hong Kong dhe Makao të Kinës. Ata dhe kompanitë dhe institucionet e lidhura me ta janë gjithashtu të kufizuar për të bërë biznes me Kinën“-thuhet në njoftim.
Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu tha se ata dhe entitetet e lidhura me ta janë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën.
Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan ndjeshëm pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.