Bota19 Mars 2022, 16:00

Kina i del në krah Rusisë, fajëson NATO-n për luftën në Ukrainë: Zgjerimi do të ishte katastrofik!

Shkruar nga Pamfleti
Kina i del në krah Rusisë, fajëson NATO-n për luftën

Kina i del në krah Rusisë, fajëson NATO-n për luftën në Ukrainë: Zgjerimi do të ishte katastrofik!

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng fajësoi NATO-n për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet që perëndimi i ka dhënë Rusisë, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës. Gjatë një konference në Pekin, Le paralajmëroi se zgjerimi i NATO-s mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Kujtojmë se, më herët ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës do të përforcohen.

“Në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne – si dy fuqi të mëdha – duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë,” citohet të ketë thënë zoti Lavrov nga agjencia e lajmeve Interfax.

Pavarësisht paralajmërimeve të marra nga presidenti amerikan, Joe Biden, mbi “pasojat” për Kinën, nëse Pekini mbështet Putinin në luftën kundër Ukrainës, Xi Jinping shihet të flirtojë herë pas here me Kremlinin, duke mos bërë ende një pozicionim të qartë në lojë.

Bota #lufta në Ukrainë KIna SHBA