alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kina, Rusia dhe Afganistani; çështjet kryesore në takimet e Sekretarit Austin në Bruksel

24/10/2021, 7:45
ne Bota
A A
Kina, Rusia dhe Afganistani; çështjet kryesore në takimet e Sekretarit Austin në Bruksel

Kina, Rusia dhe Afganistani; çështjet kryesore në takimet e Sekretarit Austin në Bruksel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përfundoi udhëtimin e tij në Evropë të premten pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, i cili u përqendrua në çështjet që lidheshin me Kinën, Rusinë dhe Afganistanin.


Çështjet kryesore të diskutuara në takimin e minstrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel, ishin konfliktet e kaluara, ato të tanishme, mësimet e nxjerra në Afganistan, Rusia që prishi marrëdhëniet diplomatike me NATO-n këtë javë mes agresionit në krahun lindor të aleancës, dhe shqetësimet në rritje për një luftë të mundshme midis Kinës dhe Tajvanit.

“Askush, përfshirë Presidentin Biden nuk dëshiron që çështjet mes Kinës dhe Tajvanit të shpërthejnë, dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë”, tha Sekretari Austin.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve të premten në Bruksel se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në përpjekjet për të forcuar aftësitë mbrojtëse ushtarake të Tajvanit.

Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen e Amerikës për sovranitetin e aleatëve amerikanë që luftojnë agresionin rus.

-Lexo edhe:

Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Para takimit të NATO-s, zoti Austin vizitoi këtë javë Rumaninë, një aleat i NATO-s në kufi të Detit të Zi, si edhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën, dy partnerë të pushtuar pjesërisht nga forcat ruse dhe ato të mbështetura nga Rusia.

Max Bergmann nga Qendra për Progresin Amerikan në Uashington thotë se ndalesat e Sekretarit Austin janë një shenjë se nuk pritet të ketë një ngrohje të marrëdhënieve me Rusinë.

“Unë mendoj se administrata e Presidentit Biden, ndoshta në fillim nuk ishte shumë e qartë dhe shkaktoi pak shqetësim në mesin e disa njerëzve në Evropën Lindore se nuk ishte shumë e përqendruar në çështjet e lidhura me Rusinë dhe shqetësimet e Evropës Lindore. Kjo vizitë tani i ka hequr këto shqetësime”, thotë ai.

Ky ishte takimi i parë i ministrave të mbrojtjes të NATO-s që nga tërheqja kaotike e trupave të koalicionit nga Afganistani, që u shoqëruara me kritika të shumta. Analisti Max Bergmann thotë se kjo ishte një “periudhë e errët” për aleancën e NATO–s.

“Unë mendoj se Afganistani ka qenë padyshim një çështje e debatueshme për aleancën. Evropianët menduan se nuk ishin konsultuar në mënyrë adekuate dhe ata menduan se ky ishte në një farë mënyre një vendim i njëanshëm i Presidentit Biden për t’u tërhequr”, thotë ai.

Veterani i luftës në Afganistan, Bradley Bowman, i cili tani punon në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me qendër në Uashington, thotë se kjo çështje i hapi rrugën kritikave ndaj Shteteve të Bashkuara se ato nuk janë një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

“Nuk ka dyshim se reputacioni i Amerikës, si rezultat i vendimit të tmerrshëm të administratës së Presidentit Bidenit për t’u tërhequr nga Afganistani, është njollosur, në Evropë dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Talebanët janë kthyer në pushtet. Disa përparime të fituara me një luftë intensive u gërryen. Dhe tani ka njoftime se qindra amerikanë dhe mijëra afganë që ishin partnerë të Shteteve të Bashkuara u lanë mprapa.

Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara kanë një “përgjegjësi morale” për të ndihmuar ata që kanë mbështetur Amerikën.

“Ne nuk kemi mbaruar, ne do të vazhdojmë punën tonë. Ne do të punojmë sa më shumë që të mundemi për të ndihmuar sa më shumë njerëz”, tha ai.

Aftësitë e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar njerëz nga Afganistani janë kufizuar pas tërheqjes së trupave amerikane. Forcat ushtarake amerikane ndihmuan në evakuimin e më shumë se 100,000 njerëzve nga vendi i shkatërruar nga lufta gjatë dy javëve të fundit të gushtit.//VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë
Bota

Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

16/05/2022, 10:15
Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev
Bota

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

16/05/2022, 9:58
Zelensky: Ukraina po përgatitet për një sulm rus në Donbas
Bota

Zelensky: Ukraina po përgatitet për një sulm rus në Donbas

16/05/2022, 9:25
Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i trupave ukrainase
Bota

Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i trupave ukrainase

16/05/2022, 8:58
Historia e “koktej Molotov” – origjina e ‘pajisjes ndezëse’, të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve
Bota

Historia e “koktej Molotov” – origjina e ‘pajisjes ndezëse’, të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve

16/05/2022, 8:09
Gjermania: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW
Bota

Gjermania: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW

16/05/2022, 7:50
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Pse Australia refuzon të heqë dorë nga qymyri

Pse Australia refuzon të heqë dorë nga qymyri

Biden vonon hapjen e dokumenteve sekrete të vrasjes së John Kennedy-t

Biden vonon hapjen e dokumenteve sekrete të vrasjes së John Kennedy-t

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

"Mbetje e mentalitetit komunist", Alibeaj mesazh Berishës para ish-sekretarit të Shtetit: Ka humbur busullën, PD vetëm krah SHBA-ve!

“Mbetje e mentalitetit komunist”, Alibeaj mesazh Berishës para ish-sekretarit të Shtetit: Ka humbur busullën, PD vetëm krah SHBA-ve!

16/05/2022, 11:02
“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

16/05/2022, 11:00
Foto Ilustruese

Duartrokiti “dështimin e guvernatores”, Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

16/05/2022, 10:48
Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

16/05/2022, 10:33
"Mallkimi" zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

“Mallkimi” zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

16/05/2022, 10:32
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Pa lot, por me buzëqeshje dhe krenari, Yuri Kim ka shpalosur se SHBA mbështet edhe me paratë e taksapaguesve të vendit të saj ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë europiane dhe perëndimore të Shqiptarëve.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #shtetetebashkuaratëamerikës #yurikim #shqiperia
  • Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #politik #amerika #spartakngjela
  • Presidenti ka dalë në ankand...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #presidenti #shqiperia #kosova #lajmeshqip #lajme

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In