Bota 4 Maj 2022, 20:21

“Kirill ndihmës i altarit të Kremlinit”, Kisha Ruse sulmon Papa Franceskun për deklaratat ndaj patriarkut

Shkruar nga Pamfleti
“Kirill ndihmës i altarit të Kremlinit”, Kisha Ruse sulmon

Konflikti në Ukrainë ka futur në sherr Vatikanin me Kishën Ruse. Papa Fracesku një ditë më parë i tha Patriarkut Kirill të mos bëhej “ndihmësi i altarit i Kremlinit”, por sot ka ardhur dhe kundërpërgjigja.

Kisha ruse tha se ishte për të ardhur keq që një muaj e gjysmë pasi Françesku dhe patriarku Kirill, ishin takuar në Moskë, i pari të fliste me tone të tilla.

“Papa Françesku ka zgjedhur tonin e gabuar për të përçuar përmbajtjen e kësaj bisede. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë për dialogun mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse ruse, që është më shumë i nevojshëm në këtë kohë”, tha ai.

75 vjeçari Kirill, aleat i ngushtë i Putin, e konsideron luftën si një qëndresë ndaj “Perëndimit dekadent” kryesisht prej pranimit dhe lavdërimit të homoseksualitetit, shkruan agjencia Reuters.

Kisha ortodokse ruse është ndarë nga krishtërimi perëndimor në 1054, dhe ka rreth 100 milionë besimtarë vetëm në Rusi. Ukraina ka rreth 30 milionë ortodoksë të ndarë mes patriarkatit ukrainas të Moskës dhe kishave të tjera ortodokse, një prej të cilave është enti vetëqeverisës Kisha Ortodokse Ukrainase.

Bota #Kirril kisha Papa