Kronike29 Shtator 2022, 16:43

Kishin kthyer qendrën e tatuazheve në pikë për shpërndarjen e kokainës, 2 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Kishin kthyer qendrën e tatuazheve në pikë për

Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me shpërndarjen e kokainës. Sipas të dhënave të uniformave blu, një qendër tatuazhesh në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, shërbente për shpërndarje droge.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Armando Behari, 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Brunald Shakaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçari administronte qendrën e tatuazheve, teksa 33-vjeçari e ndihmonte në shpërndarjen e drogës.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në ambientet e kësaj qendre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. Sh. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Kronike Arrestime policia