Bota 3 Tetor 2022, 07:53

Kishin marrëdhënie të ngushtë, zbulohet dhurata e veçantë që Camilla ka marrë nga Mbretëresha Elizabeth

Shkruar nga Pamfleti

Camilla, e cila tani ka titullin e bashkëshortes mbretërore, kishte një marrëdhënie të ngushtë me Mbretëreshën Elizabeth edhe para se të martohej me Mbretin Charles.

Gjatë kohës kur Camilla ishte e martuar me oficerin e Ushtrisë Britanike Andreë Parker Bowles, marrëdhënia e dy grave ishte e shkëlqyer. Andrew së fundmi zbuloi se Mbretëresha i kishte dhënë atij dhe ish-gruas së tij, e cila më vonë do të bëhej nusja e saj, një qen Corgi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Dihet se sa dobësi kishte mbretëresha Elizabeth për qentë e kësaj race. Askush nuk harron se ata ishin edhe në portretet zyrtare nga Kështjella Windsor për ditëlindjen e saj të 90-të.

Gjatë jetës së saj, ajo zotëronte më shumë se 30 Corgi, ku kafsha e saj e parë ishte Susan, e cila iu bë dhuratë në ditëlindjen e saj të 18-të dhe vazhdoi të kishte mbi 30 pasardhës.

Bota #Camilla. Elisabeth