Kronike28 Janar 2023, 10:10

Kishin vendosur kamera për spiunuar policinë, zbardhen emrat kush janë 9 personat që po hetohen në Korçë e Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

39 kamera janë çmontuar ditën e sotme në Korçë dhe Pogradec, pasi ishin vendosur në mënyrë të paligjshme për të kontrolluar lëvizjet e policisë, për qëllime kriminale.

Disa prej tyre njihen edhe më parë nga autoritetet e drejtësisë:

-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan;

-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”;

-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Kronike #Kamerat spiune Korçë Pogradec