Kronike 4 Shkurt 2023, 20:36

Kishte klientë VIP/ Zbardhen detajet kush është Brikena, koka e grupit të drogës në Tiranë e arrestuar edhe në 2015

Shkruar nga Pamfleti
Kishte klientë VIP/ Zbardhen detajet kush është Brikena, koka e

40-vjeçarja Brikena Frakulli, e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Kutia e Pandorës”, si drejtuesja e një grupi që merrej me shpërndarje droge në Tiranë, rezulton me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Burime bëjnë me dije se ajo është arrestuar për drogë edhe në nëntor të vitit 2015, së bashku me një tjetër person. Ky i fundit, asokohe 37-vjeç, referuar raportimeve të kohës ishte partneri i saj.

Sipas raportimeve, çifti arrinte të “gjuante” në FB klientët “VIP” dhe biznesmenë. Bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në FB. Zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “ish-Blloku”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.

Ndërsa, sot Brikena Frakulli u arrestua së bashku me Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Artur Kristo, 45 vjeç dhe
Klevi Banushi,  20 vjeç, pjesë e të njëjtit grup kriminal që drejtohej nga 40-vjeçarja.

Policia sekuestroi dhe 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroine dhe kokaine. Gjithashtu janë sekuestruar dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.

Brikena Frakulli akuzohet se siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza të vogla. Prokuroria dhe policia kanë identifikuar edhe personin që furnizonte me kokainë drejtuesen e grupit kriminal.

Kronike #Brikena Frakulli Tiranë