Aktualitet17 Janar 2019, 16:31

“Kishte mbështetje shumë të fortë”! Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga ngjarja e bujshme: Dy kushtet e Balil

Shkruar nga Pamfleti
“Kishte mbështetje shumë të fortë”! Artan Hoxha

"Kishte mbështetje shumë të fortë"! Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga ngjarja e bujshme: Dy kushtet e Balilit për vetëdorëzim

Vetëdorëzimi i Klement Balilit vijon të tërheqë vëmendje të gjerë në mbarë opinoinin publik, teksa detaje të reja dalin nga dita në ditë. Këtë mesditë, pasi Balili u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me dorëzimin e bujshëm të ‘Eskobarit të Ballkanit’.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha zbuloi edhe detaje nga mënyra se si Klement Balili u shmangej tentativave për arrest. Ai zbuloi edhe disa batuta të bëra me “Eskobarin e Ballkanit”, në momentin që e intervistoi pak para se Balili të vetë-dorëzohej në organet e policisë.

“Në fakt na u desh të krijojmë një histori, për të shkuar të intervistonim Balilin dhe gjithçka u bë në mënyrë top sekrete. Balili kamuflohej në mënyrë perfekte, në mënyrë individuale. Ai mundohej të bënte një jetë të thjeshtë dhe të mos ekspozohej, ndaj ia ka dalë në mënyrë perfekte të jetojë mes nesh, pa rënë në sy të policisë”, tha Hoxha.

Ai shtoi edhe mbështetjen e fortë që Balili gëzonte në komunitetin e fshatit ku jetonte, ku asnjë prej banorëve nuk tentoi të merrte shpërblimin prej 100 milionë lekësh.

“Klement Balili kishte një mbështetje shumë të fortë në komunitetin ku jetonte, në fshatin Stiar, por edhe masa të shumta sigurie, për të shmangur operacionet policore. Në momentin e intervistës, i thashë se unë mund të njoftoja policinë dhe të fitoja 100 milionët e shpërblimit, por mu përgjigj qetësisht, duke thënë se nuk kisha asnjë shans. Ai kishte përdorur një pajisje që bllokonte çdo mjet komunikimi, ndërsa edhe për të shkuar në vendin ku strehohej Balili, ishte shumë e vështirë”, tregoi Artan Hoxha.

Ky i fundit ishte njeriu që intervistoi Balilin pak orë para se të dorëzohej në polici dhe zbuloi për Top Talk edhe kushtet e vendosura para se të shkonte vetë para drejtësisë.

“Në fakt është shumë e rëndësishme që tashmë njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është tashmë para drejtësisë, ashtu siç e tha edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Klement Balili u vetë-dorëzua, pasi negocioi dhe mori miratimin për plotësimin e dy kushteve, shënimin në procesverbal se po vetë-dorëzohet dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor”, tha Hoxha.

Aktualitet Artan Hoxha Klement Balili