Aktualitet 5 Shkurt 2023, 21:17

“Kishte një çantë me para në dysheme”, ish e dashura e McGonigal: Më tha se i kishte fituar në baste

Shkruar nga Pamfleti
“Kishte një çantë me para në dysheme”, ish e

Allison Guerriero  ish- e dashura e Charles McGonigal tregoi për jetën që bënte ky i fundit dhe për një rast ku ajo kishte parë një çantë me para “cash” në dyshemenë e shtëpisë së ish-agjentit.

Para për të cilat ajo tha se McGonigal i kishte thënë se ishin nga një bast i një loje bejsbolli të cilën ai e kishte fituar.

Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam pasur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam pasur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë,” u shpreh ajo për emisionin “Review” në “Euronews Albania”.

Ndërsa e pyetur nëse ka pasur ndonjëherë dyshime për të ardhurat e McGonigal, ajo tha se vetëm rasti i çantës me para e bëri të dyshonte pak, ndërsa në raste të tjera nuk kishte parë gjë të dyshimtë.

Nuk kam pasur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në New York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete. Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë”, tha ajo për emisionin “Review” në “Euronews Albania”.

Aktualitet McGonigal Para