Kjo e hënë parashikohet të jetë fantastike për Binjakët. Yjet do ju ndihmojnë duke ju dhënë zhvillime të rëndësishme në jetë. Me pak fjalë, përgatituni për diçka të mrekullueshme që ka të bëjë me ju vetë ose një person në familje, që e keni shumë për zemër.
Ju që jeni single, mbase do arrini më në fund të kurorëzoni ëndrrën tuaj, duke harruar ankthin e dashurisë që ju ka bërë të vuani dhe që mbase ende ju bën. Hëna dhe Dielli në favorin tuaj do ju japin rast për të jetuar një ditë të shenjuar nga qetësia e brendshme dhe harmonia. Me partnerin do të jetë si të keni në dorë një shkop magjik, në gjendje për të realizuar çdo ëndërr tuajën.
Ju që jeni single, jeni veçanërisht tërheqës dhe keni aftësinë e jashtëzakonshme për të bërë për vete njerëzit.
Këshilla e ditës: gjeni një partner, sepse liria mund të jetë e bukur shumë, por duhet një shpatull ku mund të qash hallet.
Në punë do keni një ditë fantastike: Dielli do ndriçojë financat tuaja dhe do ju ndihmojë të kuptoni se cilat mund të jenë investimet e duhura për të rritur objektivat që keni. Do jeni të gjallë dhe të shkëlqyer, gati për të kapur në ajër propozimet e reja që do ju vijnë.