
Kjo e martë është dita me fat për këtë shenjë të Horoskopit
Akrep, jeni me fat sot! Hëna do jetë në favorin tuaj dhe, nga sektori i Demit, do ju transmetojë shumë gjallëri, dëshirë për t’u takuar dhe zbavitur.
Përvishni mëngët në kuzhinë me impenjim dhe dashuri: shpejt mund t’ju vijnë të ftuar, para të cilëve duhet të jepni provënse jeni super kuzhinier.
Në punë mos u shpërqendroni nga gjërat që ju rrethon. Mund të gjeni aty çelësin e zgjidhjes së problemeve. Personaliteti juaj do jetë shumë aktiv këto ditë, ndaj do jeni në gjendje të kuptoni se cilat janë pengesat dhe cilat rrugët më të lehta për të përshkuar.
Do shijoni të gjitha kënaqësitë e dashurisë, duke arritur të komunikoni me njeriun e dashur, në mënyrë të thellë dhe të shkëmbeni vlerat e energjitë. /Përshtati Pamfleti