Bricjap, ju jeni me fat sot! Hëna në shenjë do jetë gati t’ju dhurojë dhe ushqejë shpresa të reja, në thuajse të gjitha fushat. Në dashuri, shpirti i aventurës do ju drejtojë drejt historive të furishme, që ju i kishit gjykuar jo të përshtatshme për ju, deri më sot.
Nëse në të shkuarën nuk jeni sjellë mirë me njeriun që keni pranë, do mendojë Hëna se si t’ju rikthejë harmoninë.
Nëse jeni single do shumëfishoni rastet dhe nuk do lini t’ju ikë asnjëri prej tyre.
Në punë duhet të hidhni sytë përreth dhe të shfrytëzoni sa më mirë potencialin që keni. Të jeni gjithnjë gati ndaj detyrës nuk është përherë e thjeshtë, por sforcoja do ju rikompensohet. / Përshtati Pamfleti