Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i ri i SHBA ka thënë se është për një fillim të ri, për të shuar mosmarrëveshjet dhe u ka premtuar amerikanëve se do të jetë president për të gjithë si për ata që e mbështetën por edhe për të tjerët që ishin kundër tij.
Pjesë nga fjalimi:
“Kjo është dita e amerikanëve. Kjo është dita e demokracisë. Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të demokracisë. Demokracia është e brishtë, por shumë e cmuar. Disa ditë më parë, ka pasur sulme terroriste në Capitol Hill, por unë betohem që të vazhdoj transferimin. Ashtu siç jemi ne në rrugën amerikane me guxim, kurajo dhe sinqeritet. Faleminderit nga thellësia e zemrës time dhe e di ekselencën e Kushtetutës Amerikane. Sapo mora betimin tim si President duke falenderuar paraasrdhësit tanë, duke filluar nga George Ëashington. Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Kemi arritur shumë por kemi akoma më shumë për të bërë. Kemi shumë për të ndërtuar dhe për të shëruar nga administrata tjetër. Nuk kemi pasur moment më të vështirë se castet ku ndodhemi tani se një virus vdekjeprurës ka goditur botën. Miliona njerëz kanë humbur punën. Ne duhet të përballemi me sulmet terroriste që kanë ndodhur në Capitol Hill, e me virusin vdekjeprurës, por do triumfojmë. Por kjo kërkon që të gjithë të bashkohemi bashkë. Po betohem që do vazhdoj të njëjtën luftë si Abraham Lincoln. Ne mund ti dërgojmë fëmijët në shkollë dhe të largojmë këtë virus vdekjepurës. E di që forca e virusit është e fortë, por gjithashtu e di që ne të gjithë jemi të barabartë dhe nuk ka vend për dhunë. Fitorja asnjëherë nuk është e sigurtë dhe kur kujton 11 Shtatorin dhe virusin. Ne duhet të trajtojmë njëri-tjetrin me dinjitet e respekt dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Nëse vazhdojmë me dhunë, do kemi të njëjtën kaos e problematika, nuk do ecim përpara, por bashkimi bën fuqinë dhe është rruga e duhur. Ne njihemi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk kemi dështuar kurrë. Prandaj sot, le të fillojmë një epokë të re për Amerikën, të tregojmë respekt për njëri-tjetrin. Duhet të kuptojmë kulturën e misinformacionit. Ne prapë fituam dhe këtu po qëndrojmë. Dr Marther Luther King ka folur për ëndrrën e tij amerikane ku mijëra protestues kurajozë që po mbronin demokracinë. Do luftoj për ata që na kanë mbështetur dhe nuk e kanë mbështetur. Ne si amerikanë na dallon për të vërtetën dhe sinqeritetin. Ne duhet të mbrojmë kombin dhe të vërtetën. Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë. Mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim. Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë. Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi humbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që humbën jetën. Amen. Kohë prove.”