Luani është shenja më me fat për sot. Hëna tek Shigjetari, do sjellë shumë të reja, sidomos në fushën sentimentale. Në çift dita do jetë shumë e bukur sepse yjet do ju dhurojnë entuziazëm, gjallëri dhe dëshirë të spikatur për aventurë. Marrëdhënia në çift do ringrihet si pasojë e sensualitetit dhe dialogut të hapur e të qetë.
Ju që jeni single, do keni mbështetjen e Hënës dhe do gjeni kohë për t’ia kushtuar vetes dhe mirëqenies suaj. Meritoni pak relaks të shëndetshëm, ndaj lejojani vetes.
Në punë do jepni më të mirën tuaj. Do vlerësoheni për aftësinë dhe inteligjencën që keni, duke arritur t’i jepni zgjidhje edhe çështjeve më të komplikuara. Do adaptoni teknika të reja, strategji që stimulojnë kuriozitetin e atyre që ju rrethojnë.