Aktualitet20 Korrik 2018, 16:35

Kjo histori na tregon “fije për pe” se çfarë domethënë të jesh “trans” dhe si ky djalë e ka kuptu

Shkruar nga Pamfleti
Kjo histori na tregon “fije për pe” se çfarë

Personat transgjinorë janë pak a shumë të padukshëm në shoqëri. Kjo nuk është e drejtë, si çështje shpesh është vënë në diskutim nga të famshëm që i përkasin komunitetit. Një i ri ka shpjeguar në një letër se si është të jesh pjesë e komunitetit transgjinor.

Matia shpesh bie pre e të njëtës pyetjem nga të njohur e të panjohur në rrjetet sociale. Të gjithë duan të dinë vetëm diçka: Si e kupton që je transgjinor? Kështu ka dashur të tregojë luftën personale me identitetin e tij seksual. Fillojmë që nga fëmijëria, ndjehej i përjashtuar sepse nuk mund ti përshtatej stereotipeve të përcaktuar nga shoqëria.

Për të filluar po bëjmë disa hapa pas në historinë e tij. Ai lindi si djalë në vitin 1987, në një prej ditëlindjeve të së ëmës. Shenjat e para të mospërshtatjes me gjininë e tij u shfaqën kur ishte vetëm dy vjeç . Thoja se kur të rritesha doja të isha nënë e jo baba. Hyja fshehtas në dhomen e motres sime për të provuar rrobat e saj.

Isha një fëmijë plot jetë, nëna ime më tregonte se hera e parë dhe e vetme në të cilën më ka parë të qendroj pa lëvizur dhe të përqendrohem diku ka qenë teksa shihja nje balet. Por kur nga qejfi i madh vesha tu-tunë e motrës prindërit më çuan tek një psikiatër pa e menduar dy herë,kjo ishte një sjellje aspak e pranueshme për një djalë.

Kujtoj që isha ulur në studion e një psikiatri, teksa ai më pyeste për jetën time dhe shkollën. I thashë që nuk ndjehesha si fëmijët e tjerë. Përshembull doja të luaja me kukulla dhe isha shumë i frikësuar nga lojrat “për djem”. Më tha të dal jashtë , futi nënën time në dhomë dhe i tha që kisha një problem shumë serioz. Do të kisha nevojë për takime të tjera, mbase trajtime me ilaçe e në fund mund të konsiderohej edhe që të shtrohesha në spital.

Nëna ime ishte e tronditur. Pas shumë diskutimeve, ajo dhe njerku im vendosën për diagnozën dhe trajtimin më të efektshëm për të. E lamë pas krahësh psikiatrin e nuk u kthyem më aty. Sot jam pafundësisht mirënjohëse për këtë vendim. Kam frikë se në vitet 90’ një djalë trans do të kurohej për probleme mendore sepse në atë kohë nuk njihej shumë ekzistenca e personave transgjinorë.
Sigurisht që bëra një trajtim disa vite më vonë, thjesht për të pranuar veten e për të jetuar në paqe me të, pa u ndjerë i ose e çuditshme.

Histori