Kronike 4 Tetor 2018, 19:35

‘Klan i 40 vrasjeve’ dhe i dënuar me 22 vite, ministri belg tregon sa vite burg do vuajë në Shqipëri Safet Bajri

Shkruar nga Pamfleti
‘Klan i 40 vrasjeve’ dhe i dënuar me 22 vite, ministri belg

Safet Rustemi ktheu me “kokë poshtë”, jo vetëm Belgjikën, por edhe Shqipërinë. Grupi rreth Safet Bajrit akuzohet si ‘klan i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Në Belgjikë ai ka punuar nën emrin Safet Rustemi dhe ai është i dënuar me 22 vjet burg për tentim vrasjesh, vrasje, zhvatje dhe tregti e kokaine.

Koen Geens, ministri belg i Drejtësisë, tha këtë të enjte se Safet Bajri (Rustemi) do të kryejë të paktën 9 vite burgim në Shqipëri. Për shkak se mes Belgjikës e Shqipërisë nuk ka marrëveshje ekstradimi, ndaj edhe Rustemi nuk mund të ekstradohet atje.

Rustemi u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge këtë verë, ndërsa vitin e kaluar u depërtua nga Zyra e Emigracionit pasi qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme.

11 antarë të bandës “Bajri” janë vënë në pranga. 9 në Shqipëri dhe 2 në Holandë. Nga 9 të arrestuarit në Tiranë dhe në Shkodër, 3 janë arrestuar në datë 6 shtator, ndërsa 6 më 3 shtator. Në kërkim janë Enver Bajri dhe një tjetër person.

Grupi Bajri-Të arrestuar

Në kërkim:

Enver Bajri 45 vjeç dhe N.H., 34 vjeç

Kronike