Aktualitet13 Maj 2022, 17:11

Klanet në PS/ Rama nis “prerjen e kokave” në radhët e socialistëve, vë në lëvizje Njësinë Antikorrupsion të Ulsi Manjës

Shkruar nga Pamfleti
Klanet në PS/ Rama nis “prerjen e kokave” në radhët e

Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj janë ata që e kanë ngritur zërin dhe kanë folur hapur, por ka dhe shumë të tjerë që nuk janë fort të kënaqur me kreun socialist. Përveç deputetëve, ka dhe shumë krerë bashkish që i kanë dalë kundër.

Kryeministri Edi Rama është hedhur në sulm pas shtimit të kritikave ndaj tij nga brenda PS. Edhe pse e gjithë vëmendja është përqendruar te konflikti në PD, në fakt edhe brenda PS-së ujërat janë turbulluar.

Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj janë ata që e kanë ngritur zërin dhe kanë folur hapur, por ka dhe shumë të tjerë që nuk janë fort të kënaqur me kreun socialist. Përveç deputetëve, ka dhe shumë krerë bashkish që i kanë dalë kundër.

Nëse marrim si shembull Vlorën, Damian Gjiknuri bëri luftë të madhe me Dritan Lelin për të marrë në zotërim bashkinë që të kishte dorë të lirë për të dhënë lejë ndërtimi dhe zaptuar jugun. Leli e ndaloi. Kemi edhe disa raste të tjera që krerët e bashkive nuk i binden kryesocialistit.

Por Rama ka vënë në lëvizje Ulsi Manjën, për të frenuar përçarjet në parti. Në Asamble Rama u shpreh se do të ketë kallëzime penale për krerë bashkish që kanë abuzuar me detyrën. Kryeministri duket se po përdor Njësinë Antikorrupsion që është ngritur në Ministrinë e Drejtësisë për të “shantazhuar” të vetët. Sot ka folur kreu i kësaj njësie, i cili është shprehur se ka nisur mbledhja e dokumenteve për të gjitha bashkitë.

Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit bashkëpunon me njësitë e pushtetit vendor, mbledh informacion, heton dhe verifikon raste. Ne kemi kërkuar informacione jo vetëm me veprimtarinë e bashkive, por edhe institucioneve të tjera nga të gjitha bashkitë e vendit. Sa i përket deklaratave të kryeministrit, nuk mund të shprehem.  Bashkëpunimi jonë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme është përcaktuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kemi referuar në total 21 persona me kallëzime penale dhe në dijeninë tonë, të gjitha këto raste janë regjistruar. Për vijimin e mëtejshme të hetimeve nuk mund të shprehem“, tha Gjergj Prebibaj.

Sipas deklaratave të Ramës dhe kreut të kësaj njësie, shumë shpejt do kemi padi për disa krerë bashkish. Por bërja e tyre kurban duket se do të jetë një mesazh dhe për deputetët apo ish-ministrat që kanë ngritur krye.

Në PS kemi 2 apo 3 klane që janë krijuar. Afrimi i zgjedhjeve vendore e ka forcuar akoma dhe më tej konfliktin, pasi po bëhet sherr i madh për Bashkinë e Tiranës. Fitili është ndezur dhe pritet shpërthimi. /Pamfleti

Kryesore klane manja Rama