Sport12 Prill 2018, 10:32

Klasifikimi/ Shqipëria humbi me Norvegjinë, por për FIFA-n ka përparime dhe përmirëson dy vende

Shkruar nga Pamfleti
Klasifikimi/ Shqipëria humbi me Norvegjinë, por për FIFA-n ka

Klasifikimi/ Shqipëria humbi me Norvegjinë, por për FIFA-n ka përparime dhe përmirëson dy vende

Shqipëria nuk zhvillon shumë ndeshje ndërkombtare pas skuadra nuk është në top-më të mirat e kontinetit, por kur luan grupi përpiqet të bëjë më të mirën. Megjithatë, në “Elbasan Arena” kuqezinjtë u mundën nga Norvegjia në takimin miqësor të 26 marsit.

Duket e cuditshme, por përllogaritjet nuk gabojnë. Shqipëria, edhe pse u mund 0-1 në miqësoren e muajit mars me Norvegjinë, ka fituar dy pozicione në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur nga vendi i 58-të në të 56-tin. Kuqezinjtë kanë përfituar nga rënia 5 shkallë e Japonisë dhe 10 të Bolivisë, për të patur zhvendosje pozitive në këtë renditje. Për trajnerin Kristian panuci të përfaqësueses tonë, një klasifikim i tillë është lajm i mirë, sepse tregons e skuadra edhe kur humbet ruan qëndrueshmëri në ranglistën e skuadrave nacionale në FIFA. /Pamfleti Sport

Sport