Sport12 Tetor 2022, 15:26

Klauzola në kontratë e pengon të transferohet te Reali i Madridit, e ardhmja e Kilian Mbape mund të jetë në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti
Klauzola në kontratë e pengon të transferohet te Reali i

Klauzola në kontratë e pengon të transferohet te Reali i Madridit, e ardhmja e Kilian Mbape mund të jetë në Premier Ligë

Klian Mbape lëshoi një “bombë” të vërtetë në merkato, duke i kërkuar drejtuesve të PSG-së të largohej në janar, vetëm disa muaj pas rinovimit të kontratës.

Ëndrra e tij ka qenë të ishte pjesë e Realit të Madridit, por kontrata që ka firmosur nuk e lejon këtë gjë.

Gjithsesi bookmakers-at e cilësojnë Realin si klubin favorit për të arritur te sulmuesi francez.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi që mund të arrijë te Mbape është Liverpuli, i cili dhe më parë ka shfaqur interes për të.

Pas Liverpulit vijnë Çelsi dhe Mançester Siti, ndërsa në listë gjithashtu ndodhen dhe Bajerni e Mançester Junajtid.

Gjithsesi ende nuk ka një ofertë drejt tij, edhe pse skuadrat më të mëdha të Europës do të duan që të kenë në radhët e tyre një lojtar të madh si Mbape.

Sport Kilian Mbape Premier Liga PSG Real Madrid sulmuesi francez