Politike15 Gusht 2018, 08:27

KLD-në e zë frika nga Vettingu, bllokon të dhënat gjyqtarëve dhe inspektorëve duke mos lejuar akses operimi. Shmang përgj

Shkruar nga Pamfleti
KLD-në e zë frika nga Vettingu, bllokon të dhënat

KLD-në e zë frika nga Vettingu, bllokon të dhënat gjyqtarëve dhe inspektorëve duke mos lejuar akses operimi. Shmang përgjegjësinë për emërimin e të korruptuarve nga Nishani

Vetingu ka alarmuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Prej disa ditësh ky institucion ka bllokuar të gjitha të dhënat e gjyqtarëve dhe inspektorëve në faqen zyrtare në internet. Me argumentimin se po riparohet faqja, KLD ka vendosur që përmes një lëvizje strategjike të mbulojë të gjithë të dhënat duke mos lejuar akses operimi në rrjet.

Por pse duhet të trembet KLD dhe pse duhet të mbajë përgjegjësi mbi situatën sot në drejtësi?  Shumica e këtyre gjyqtarëve me pasuri marramendëse janë emëruar në kohën e ish-presidentit Nishani dhe KLD ndaj të gjithë këtyre subjekteve ka shmangur përgjegjësitë e saj duke mos marrë masa dhe pse një pjesë e tyre kanë qenë të korruptuar. Por pavarësisht këtij fakti, KLD nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi edhe ndaj atyre subjekteve që ka pasur denoncime nga ana e Ministrisë të Drejtësisë.

Por krahas këtyre fakteve, KLD edhe gjatë zhvillimit të procesit të vetingut, gjatë bashkëpunimit me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka dërguar vetëm informacione pozitive ndaj të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar në sitë. 

Detaj ky që u pa dhe gjatë fazës së parë të vetingut, ku inspektorët nuk depozituan asnjë kërkesë për të marrë masa disiplinore ndaj qoftë edhe një gjyqtari të caktuar. Por pikërisht kjo gjë, sipas ”SOT” duket se e ka futur në panik KLD-në, e drejtuar nga Meta, e cila ka vendosur që përmes një lëvizjeje surprizë të bllokojë të gjitha dhënat e gjyqtarëve dhe inspektorëve duke shmangur në një farë mënyre përgjegjësitë për emërimin e të gjithë gjyqtarëve të korruptuar.

Subjektet e larguara nga vetingu

21 subjekte mes të cilëve prokurorë e gjyqtarë u larguan nga sistemi me mbylljen e fazës së parë të vetingut. Nga këta 21 subjekte, 13 janë gjyqtarë, ndërkohë që pritet të largohen dhe disa të tjerë pas apelimeve të bëra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kështu është larguar nga sistemi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Gani Dizdari. Është larguar po ashtu nga sistemi gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva; ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Por krahas këtyre largimeve, eksod shkarkimesh pati dhe tek Gjykata e Lartë nga ku janë larguar gjyqtarët Artan Lazaj, Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci. Por pikërisht këto largime ngrenë dyshime të forta mbi funksionimin e KLD ndër vite. Pasi përveç pasurisë marramendëse disa nga këta subjekte kishin dhe lidhje me persona të inkriminuar sipas raporteve të dorëzuara nga ana e DSIK. Detaj që deri më sot ka qenë i paprecedentë dhe mëse normal sipas mënyrës sesi ka funksionuar KLD.

Politike gjyqtarët KLD