Aktualitet29 Janar 2019, 14:24

KLGJ cakton numrin, ja sa kandidatë do të pranohen në shkollën e Magjistraturës

Shkruar nga Pamfleti
KLGJ cakton numrin, ja sa kandidatë do të pranohen në

KLGJ cakton numrin, ja sa kandidatë do të pranohen në shkollën e Magjistraturës

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka caktuar numrin maksimal të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës. KLGJ bën me dije se janë 25 kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Njoftimi i plotë nga KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi,Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Aktualitet KLGJ