Aktualitet27 Mars 2019, 17:03

KLGJ fut në panik Ilir Metën, hap dosjet e KLD: Do rishqyrtohen të gjitha denoncimet

Shkruar nga Pamfleti
KLGJ fut në panik Ilir Metën, hap dosjet e KLD: Do rishqyrtohen

KLGJ fut në panik Ilir Metën, hap dosjet e KLD: Do rishqyrtohen të gjitha denoncimet

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të rihetojë ankesat e bëra ndaj gjyqtarëve gjatë periudhës që ka funksionuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Presidenti i Republikës.

ReportTv ka mësuar se anëtarët që do të rishqyrtojnë ankesat, të cilat nuk i janë pranuar qytetarëve nga ish-Inspektoriati i KLD-s, do të shqyrtohen nga anëtarët Fatmira Luli, Alban Toro dhe Dritan Hallunaj.

Me një rregullore të përcaktuar në mbledhjen e kësaj të mërkure KLGj ka vendosur të rishqyrtojë ankesat deri në ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Dhe pse zyrtarisht nuk ka një shifër, janë mbi 120 ankesa të cilat pritet të kalojnë në filtrin e KLGJ-s dhe qytetarët pritet të marrin një përgjigje.

Po ashtu KLGJ ka vendosur t’i japë 5 jave leje për arsye shëndetësore gjyqtares së Durrësit Flora Hasimi.

Aktualitet gjyqtarët KLD KLGJ