Kulture23 Janar 2023, 09:33

“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern

Shkruar nga Pamfleti
“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson

“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern

Edvard Munch, piktori që i parapriu ekspresionizmit më shumë se çdokush tjetër, lindi më 12 dhjetor 1863 dhe vdiq më 23 janar 1944. Nëse ka një vepër që përfaqëson modernitetin, ajo është tabloja “Klithma”. Kritiku i mirënjohur i artit Luka Nannipieri , autor i librave “Rafaelo” dhe “Kryeveprat e vjedhura ”, na tregon se çfarë fshihet pas asaj britme zemërthyese.

Pse “Klithma konsiderohet një vepër e përjetshme

Nëse moderniteti është përfaqësuar në artnë këtë vepër ai arrin nivelin sipërorArti ka përshkruar shumë herë dëshpërimin dhe ankthin. Në fakt, ai i ka përshkruar ato më shpesh sesa dashurinë dhe vëllazërimin“Klithma” është shumë moderne, sepse atë njeri me gojën e tij të shqyer nuk ka kush ta shpëtojë, nuk ka Zot.

Njeriu bërtet i vetmuarklith pa pasur mundësi pëshpëtim, dhimbja e tij rrethohet nga heshtja. Dhe pastaj kujt po i bërtet? Askush, askush nuk e dëgjon atë. Dy kalimtarët largohenkrejtësisht indiferentë.

Peizazhi përreth është thuajse çnjerëzor, qielli është i kuq si prej gjaku, gjiri i detit pas tij dallgëzon në mënyrë të frikshme, ura dhe parmakët  e saj presin tablonë si një teh thike, dhe protagonisti, i stilizuar me një fytyrë me një ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një shprehje të tronditur, goja e tij hapet jashtë normales drejt nesh, por ne nuk mund ta shpëtojmë.

Pra duket se me këtë vepër Munch shuan çdo shpresë për shpëtim. Është një klithmë e padëgjuar. Fytyra e burrit është e deformuar. E zmadhuar është jo vetëm goja, por edhe sytë, vetë forma e fytyrës duket sikur nuk ka më tipare njerëzore. Ajo duket si një kafkë. Trupi valëzon sikur të ishte një flakë që lëkundet me forcë nga era.

Çfarë na mëson Klithma” e Munch

Në versionin e saj të referencës, kjo vepër daton në vitin 1893, edhe pse artisti ka bërë disa variacione me vajra, tempera dhe pastel në karton, dhe litografi në bardh e zi. Një vit më herët, artisti shënoi në ditarin e tij gjenezën psikologjike të veprës:”Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq të mi. Pastaj dielli perëndoi. Papritur qielli u bë i kuq si gjaku, dhe ndjeva një dridhje të shkaktuar nga ankthi.

Një dhimbje të fortë në gjoks. Ngriva i gjithi dhe u mbështeta në parmakët e urës, sepse u ndjeva shumë i drobitur. Mbi fjordin ngjyrë blu të errët dhe mbi qytet reflektohej e kuqja e përgjakur e atij qielliMiqtë e mi vazhduan të ecnin, dhe më lanë aty duke u dridhur nga frika. Dhe në atë moment, unë dëgjova një klithmë të madhe të pakufishme që përshkonte gjithë natyrën”.

Një nga versionet e kësaj vepre doli në ankand në Nju Jork në vitin 2012. Ajo u shit për 119.9 milionë dollarë. Versionet e kësaj vepre janë vjedhur disa herë. Nga muzeuNasjonalgalleriet në Oslo të Norvegjisë më 12 shkurt 1994 dhe nga muzeu Munchmuseet10 vjet më vonë, më 22 gusht 2004. Për fat të mirë, ato u gjetën përsëri.

Por vjedhjet na tregojnë se sa shumë dashuria  edhe pse e sëmurë dhe kriminale  e çon përpara mitologjinë e kësaj pikture të patejkalueshme nga koha.

Kulture