Bota19 Mars 2022, 12:19

Klitschko kërkon armë për të mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Shkruar nga Pamfleti
Klitschko kërkon armë për të mbrojtur hapësirën

Klitschko kërkon armë për të mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë ta furnizojnë me armë Ukrainën, teksa ky shtet po lufton kundër Rusisë.

“Ju lutem, na mbështesni”, tha ish-boksieri. Ai u bëri thirrje aleatëve evropianë dhe NATO-s që të dërgojnë armë esenciale për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi Kiev.

“Ne jemi në gjendje që ta mbyllim vetë hapësirën tonë ajrore”, tha Klitscho. “Por, neve definitivisht na duhen armët e duhura”, shtoi ai.

Mëngjesin e së shtunës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për paqe dhe bisedime të sigurisë ‘pa vonesa’ me Moskën.

Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar.

Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi presidenti ukrainas.

Këto komente ai i bëri teksa Rusia tha se ushtarët e saj kanë hyrë në qendër të qytetit të rrethuar ukrainas, Mariupol.

Përderisa luftimet e ashpra po vazhdojnë në mbarë vendin që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, të dy palët po mbajnë negociata online, por ende nuk është organizuar ndonjë takim midis dy presidentëve të shtetit.

Por, deri më tani rundet e bisedimeve kanë ofruar pak përparim dhe të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit për evakuimin e civilëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, ofensiva ruse në masë të madhe ka ngecur dhe trupat ruse

Bota #Vitali Klitschko