Sport25 Tetor 2022, 17:13

“Klonohet” Zidan, francezi jep lajmin e mirë: Do më shihni shumë shpejt në stol

Shkruar nga Pamfleti
“Klonohet” Zidan, francezi jep lajmin e mirë: Do më shihni

“Klonohet” Zidan, francezi jep lajmin e mirë: Do më shihni shumë shpejt në stol

Hera e fundit kur u ul në pankinë ishte më 22 maj 2021, ku Reali i Madridit 2-1 ndaj Vijarealit, tani më Zinedin Zidan zyrtarizon vetë rikthimin shumë shpejt në pankinë.

“A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, pasi nuk jam larg, të presim edhe pak, shumë pak”, theksoi Zidan gjatë prezantimit të statujës së tij prej dylli: “Shpejt, shumë shpejt do rikthehem, por nuk po ia kaloj keq, po argëtohem gjatë pushimeve, shtoi ndër të tjera ish trajneri i Realit të Madridit.

Ndërkohë mediat e ndryshme botërore dërgojnë indicie se Zidan do të jetë trajneri i ri i Francës, duke parë se Didier Deshamp është në skadencë me përfaqësuesen transalpine në fundin e Botërorit të Katarit, dhe me Federatën Franceze të Futbollit që nuk do t’ia rinovojnë kontratën.

Sport ish-trajneri i Realit të Madridit Zinedin Zidan