Sport13 Shtator 2019, 13:32

Klopp fiton betejën e parë me Guardiolën, Liverpooli flakë

Shkruar nga Pamfleti
Klopp fiton betejën e parë me Guardiolën, Liverpooli flakë

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 31: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Jurgen KLopp Manager of Liverpool with Josep "Pep" Guardiola during the Premier League match between Liverpool and Manchester City at Anfield on December 31, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka fituar çmimin si trajneri i muajit gusht në Premier League. “Redsat” e kanë filluar sezonin e ri me shumë vrull duke fituar 4 ndeshje nga 4. Ekipi i tij kryeson kampionatin anglez duke e nisur me këmbën e mbarë, ndërsa tekniku Klopp duhet të zgjidhë vetëm përplasjet brenda grupit me Salahn dhe Manenë.

Kampionët e Champions Leagues kanë shënuar 12 gola në 4 sfida dhe kanë pësuar vetëm 3. Shifra të çmendura! Liverpooli kërkon të fitojë titullin kampion në Angli, ndryshe nga një vit më parë kur e mbyllën në vendin e dytë. Manchester City çoi lart trofeun për të 2 vitin radhazi. Këtë sezon, Klopp e ka nisur me fitore rivalitetin kundër Guardiolës.

Sport Jurgen Klopp Pep Guardiola