Sport10 Gusht 2018, 15:27

Klose tregon trajnerin antipatik: I aftë, por njeri i keq!

Shkruar nga Pamfleti
Klose tregon trajnerin antipatik: I aftë, por njeri i keq!

Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë i historisë së botëroreve, ka nisur punën si trajner te skuadra U-17 e Bayern Munchenit. Ai u pyet në lidhje me karrierën e tij si futbollist dhe trajnerët me të cilët ka punuar.  

“Kam shumë besim për fillimin e sezonit, kam ndjesi të mira. Por nuk dua të flas për objektiva, në fillim duhet ta njoh më mirë kampionatin”. Ndërkohë, argëtohet akoma duke luajtur. “Arrija akoma ta dërgoj topin në trekëndësh, por e kam bërë për t’i treguar fëmijëve si bëhet”.

Ai ka një eksperiencë të madhe me trajnerët, por është Van Gaal ai që i ka bërë më shumë përshtypje. “Kam punuar me Schaaf te Werder dhe Rehhagel te Kaiserslautern. Van Gaal është një trajner shumë i mirë, por jo edhe aq si njeri”, ka thënë ish-sulmuesi i Gjermanisë.

Sport Gjermania Miroslav Klose Trajner