Aktualitet12 Mars 2019, 09:20

Klosi: Zgjedhjet e parakohshme të rrëzikshme, Presidenti të ulë palët në bisedime

Shkruar nga Pamfleti
Klosi: Zgjedhjet e parakohshme të rrëzikshme, Presidenti të

Klosi: Zgjedhjet e parakohshme të rrëzikshme, Presidenti të ulë palët në bisedime

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror  mendon se PD-LSI, përmes verimeve ekstreme, po kërkojnë të fitojnë kohë për të gjetur një shteg, për të shpëtuar nga SPAK-u. Sipas tij, jo të gjithë, por shumica e politikanëve kanë të drejtë të tremben nga SPAK-u. I pyetur mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, e cila është kërkesa kryesore e opozitës, Klosi thotë se ky do të ishte një precedent absurd dhe i rrezikshëm, pasi çdo opozitë do krijonte pastaj të njëjtën situatë artificiale dhe do të kërkonte zgjedhje të parakohshme.

-Si e vlerësoni ftesën e kreut të shtetit Ilir Meta, i cili i ftoi palët që të bëjnë një hap pas, në një kohë kur kreu i shtetit e ka njërën dorë tek LSI-ja?

Unë besoj tek Presidenti i Republikës jo vetëm si figurë institucionale, por edhe personalisht tek ai njeri, i cili nuk ka qenë asnjëherë ekstremist. Ajo është një ftesë, e formuluar ashtu, unë nuk e kuptova të them të drejtën se pse njëra palë duhet të bëjë dy hapa pas dhe tjetra të bëjë një hap pas, megjithatë problemi është nëse kemi të bëjmë vetëm me hedhjen e deklaratave në mjedisin publik apo po punon me palët për të arritur një kompromis që ai kërkoi.

-Si përfundim, mendoni se mund të kemi zgjedhje të parakohshme, siç edhe po kërkon opozita?

Unë mendoj se jo. Do të ishte e rrezikshme. Do të ishte një precedent absurd dhe i rrezikshëm. I rrezikshëm sepse çdo opozitë e pakënaqur, natyrisht që nuk ka opozitë të kënaqur, do të krijonte një situatë të ngjashme për të kërkuar zgjedhje të parakohshme./shqiptarja.com/

Aktualitet Bisedime Fatos Klosi Presidenti zgjedhje të parakohshme