Aktualitet27 Janar 2019, 11:40

KLP “e shpartalluar” vetëm pak javë pas ngritjes, njëri spiun, të tjerët me “cene” në Vetting

Shkruar nga Pamfleti
KLP “e shpartalluar” vetëm pak javë pas ngritjes,

KLP “e shpartalluar” vetëm pak javë pas ngritjes, njëri spiun, të tjerët me “cene” në Vetting

Karriera e një tjetër anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jetë në rrezik në shkallën e dytë të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të premten, i rekomandoi Komisioneri Publik ankimimin për prokurorin Besnik Canin, për të kundërshtuar konfirmimin e tij në detyrë. Ky rekomandim është dorëzuar nga ndërkombëtarët në të njëjtën ditë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e zbardhur të shpallur gjatë muajit dhjetor. Vendim i hapi Besnik Canit rrugën për në qeverinë e prokurorisë, pas një gare që ai pati me një kandidat tjetër nga rrethet, Vate Staga, ku dhe ky i fundit humbi.

Por qeveria e re e prokurorisë ka edhe tre anëtarë të tjerë që gjenden ende në pikëpyetje nga Vettingu. Që të katër ata vijnë nga votimi i Asambles së Përgjithshme të Prokurorisë. Kjo situatë do të thotë se nga gjashtë anëtarë që janë ulur si prokurorë në karriget e Këshillit të Lartë të Prokurorisë vetëm dy anëtarë janë të pa cenueshëm nga Vettingu, Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri. Por edhe pse nuk u apelua konfirmimi në detyrë, sidoqoftë ata mbeten në një fare mënyre peng, por jo të vettingut dhe jo nën ethet e vettingut.

Për Kosta Belurin shkalla e parë e Vettingut vërtet vendosi konfirmimin në detyrë, por i la një kleçkë që ishte përcjellja e dosjes së tij për hetim disiplinor , gjë që duhet bërë nga vetë KLP. Anëtari tjetër është Bujar Sheshi, ish prokuror i Apelit për Krimet e Rënda konfirmuar në detyrë dhe i pa apeluar. Por, për të së fundmi është publikuar një dokument i deklasifikuar ku ai rezulton ish punonjës i Sigurimit të Shtetit nën pseudonimin “Venusi”.

Tre anëtarët e tjerë të KLP të apeluar në shkallën e dytë të vettingut janë Arben Dollapaj ku komisioneri publik kundërshtoi vendimin e konfirmimin në detyrë me argumentin se nuk ishte kryer një hetim i plotë e i thelluar, analizon “Si”. Edhe anëtarja tjetër Antoneta Sevdari gjendet në rrezik, pasi hetimi për të nuk u deklarua i thelluar, sikurse edhe për prokurorin tjetër Gentian Osmani tashmë anëtar në KLP.

Katër anëtarët e prokurorisë të apeluar sjellin jo vetëm anëtarë në pikëpyetje, por një KLP të varur në vendimmarrje pasi në kushtet kur ata nuk e dinë nëse do kalojnë apo jo, secili prej tyre është i shantazhueshëm. I shantazhueshëm për votën qe do të japë për postin e prokurorit të përgjithshëm por edhe kandidaturat e Spak.

Aktualitet KLP