Aktualitet12 Dhjetor 2018, 12:51

KLP gati vendimin e parë urgjent, blindon prokurorët e dosjeve të nxehta

Shkruar nga Pamfleti
KLP gati vendimin e parë urgjent, blindon prokurorët e dosjeve të

KLP gati vendimin e parë urgjent, blindon prokurorët e dosjeve të nxehta

Ky grup prokurorësh i dosjeve të nxehta do të ketë mbështetje maksimale për t’i shkuar deri në fund hetimit sa më shpejt të jetë e mundur

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili u ngrit një ditë më parë, është hedhur menjëherë në sulm, për të goditur krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Burime thanë për ‘Pamfleti’ se KLP do të marrë një vendim urgjent për mbrojtje të veçantë të prokurorëve, që kanë në duar dhe po shqyrtojnë dosje të nxehta.

Ky informacion ende jo zyrtar ka ardhur në redaksinë e ‘Pamfleti’, ku bëhet e ditur se ky grup prokurorësh i dosjeve të nxehta do të ketë mbështetje maksimale për t’i shkuar deri në fund hetimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Vendimi i KLP, që pritet të merret menjëherë, ka ardhur nga një avokat, i cili ka qenë sot në Prokurori, ku ka mësuar se organi i Akuzës po përgatitet t’i bëjë të paprekshëm prokurorët që kanë në dorë fatin e shumë ‘kokave’ të rrezikshme të kriminalizuara dhe të korruptuara, në politikë apo në sistemin e kalbur të drejtësisë.

KLP u ngrit ditën e djeshme, ku u zgjodhën gjashtë anëtarët e saj, duke i hapur kështu rrugë ngritjes së SPAK dhe BKH, dy institucioneve më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, të cilët do të godasin pa mëshirë gjithë piramidën kriminale dhe korruptive në politikë dhe gjyqësor./Pamfleti

Aktualitet dosjet e nxehta KLP prokurorët