Aktualitet11 Gusht 2022, 10:19

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Shkruar nga Pamfleti
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të

Foto Ilustruese

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar së fundmi rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, duke i hapur rrugë plotësimit të vakancave në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të Apelit.

Mësohet se, KLP pritet të hapë garën në shtator duke iu dhënë mundësinë prokurorëve që nuk aplikonin dot për t’u ngritur në detyrë për shkak të mungesës së rregullores, të aplikojnë.

Rregullorja për përcaktimin e kritereve, parimeve, subjekteve dhe procedurave për ngritjen në detyrë të prokurorëve në shkallët më të larta në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ka hyrë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare ditën e djeshme.

Procedura e ngritjes në detyrë të prokurorëve është e përcaktuar me një procedurë me 3 faza, e cila nis me momentin e shpalljes dhe përfundon kur merret vendimi i komisionit të posaçëm.

Aktualitet KLP Prokuroria e Përgjithshme