Politike17 Tetor 2022, 14:19

Koalicioni me foltoren për të rrëzua Ramën, Meta thirrje Berishës: Nxirr sa më shpejt kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar sot Sali Berishës publikisht që të nxjerrë sa më shpejt kandidatët për zgjedhjet lokale.

Partia e Lirisë kërkon pjesën e saj të “tortës” te këshillat bashkiakë dhe kandidatët për kryetar bashkie ia ka lënë PD-së.

“PD sa më shpejt të jetë e qartë, kur dalin kandidatët përballë Rilindjes.

Në zgjedhje nuk votohet as për zotin Berisha, as Metën, por për kandidatët. Do të do të votohet për emra konkretë dhe përfaqësues konkretë.” tha Meta në një konferenecë për mediat.

Ndërsa i pyetur nëse do të bashkohet me protestat e paralajmëruara më herët nga Sali Berisha, ai tha është në mbështetje të çdo proteste.

Sipas tij “protestat dhe grevat janë të domosdoshme për rrëfimin e regjimit të korruptuar”, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të  shfrytëzojnë të drejtat që u jep kushtetuta për të protestuar.

Politike