Tamam si te batuta e profesionit të Koçit, në filmin “Zonja nga qyteti”
Pas ardhjes së PS në pushtet, përveçse si mik punësh konfidenciale me Edi Ramën, biznesmeni Koço Kokëdhima është prezantuar e kapardisur me profilin si botues, deputet e pas ndarjes me Ramën dhe si kryetar i partisë “Zgjidhja”.
Mirëpo lista e pagave, tregon se puna e Koços, qenka si batuta e Koçit te filmi “Zonja nga qyteti”, që thoshte se me profesion ishte skulptor, por punonte si “biçim llogaritari”.
Edhe Koço Kokëdhima, thotë se është botues, politikan e kryetar i një partie moderne, por me punë është shef i ustallarëve të elektrikut në ndërmarrjen “Remonti Elektrik-Elbasan”, emëruar në muajin maj 2016 pasi iu hoq mandati i deputetit.
Në këtë vend pune, Koço Kokëdhima paguhet me 3.2 milionë lekë në muaj, por dhe me firmën “Abissnet” i ka marrë mbi 1 milionë Euro nga shitja e internetit gjatë pushtetit të Ramës, ndërsa lejet e ndërtimit për momentin i janë ndërprerë.
Fillimisht, dyshuam se në listën e pagave mund të ishin dy Koço Kokëdhima të ndryshëm, por numrat personal “ID” ishin të njëjtë, si te Koçoja politikan e kryetar i partisë “Zgjidhja” dhe te Koçoja shef i elektricistëve në Elbasan./Pamfleti