
Kohë të vështira për Kristiano Ronaldon, e përditshmja portugeze publikon sondazhin e hidhur
Kohë të vështira për Kristiano Ronaldon. As tifozët e Portugalisë nuk dëshirojnë më që ta shohin CR7 titullar në ndeshjen kundër Zvicrës, e vlefshme për fazën e 1/8.
Për të bërë të ditur këtë preferencë të tyre ka menduar e përditshmja portugeze A Bola, e cila ka publikuar një sondazh të cilin me siguri Ronaldo nuk dëshiron ta lexojë.
Sipas A Bola, janë jo pak, por 70% e të anketuarve që nuk e preferojnë Ronaldon titullar përballë dyshes Xhaka-Shaqiri. Sigurisht që Fernardo Santos ka shumë alternativa si Leao i Milanit, Andre Silva i Lajpcigut, apo Ramos i Benfikës, por të ulësh Ronaldon në stol nuk është aspak e lehtë.