Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar për kokainën e kapur në Fier. Droga fillimisht mbërriti në Tivar dhe më pas u transportua në vendin tonë. E për këtë arsye operacioni u bë bashkë me policinë malazeze, i koordinuar me DEA-n amerikane.
Abazoviç tha se konfiskimi i 430 kilogramëve kokainë në Fier është bërë i mundur në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.
“Në korrik kam njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme.
Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar. U vendos që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë”, tha ai.