alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kokaina në Fier, Klodiana Lala rendit ‘kokat’ e laboratorit të drogës: Kishin mbështetje politike

02/12/2022, 14:35
ne Aktualitet, Tirana
A A
Klodiana Lala

Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala thotë se hetimet sapo kanë nisur për laboratorin e kokainës në Fier, ku ishin trafikuar 430 kilogramë kokainë  përmes 24 toneve pleh organik artificial.


-Lexo edhe:

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

Skandali/ Publikohet lista e “Aktiv1stit”, punonjësit e gjykatave, prokurorive dhe policisë në “shërbim” të Ramës

Lala tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe se kryesori në këtë grup është Viktor Çervanaku.

Gazetarja ndër personat kyç përmendi edhe të riun Nikolin Gjolena që sipas saj një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Hetimet sapo kanë nisur, janë zbuluar përgjimet e para. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kryesori në këtë grup kriminal është Viktor Çervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës së madhe në Fier. Ai është i përfshirë megjithë pjesëtarët e tjerë të familjes me djalin me vëllain, me bashkëjetuesin e djalit. Një tjetër person kryesor është një 34-vjeçar, Nikolin Gjolena, që një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine”, u shpreh Lala për Euronews Albania.

Ajo tha se në dosje flitej për emra të mëdhenj, madje Prokuroria e Posaçme po bën verifikime për një personazh i cili sipas raportit ka urdhëruar vrasjen e një punonjësi policie.

“Nga mënyra se si flisnin, pra flisnin aq hapur në telefon sa akoma nuk ishin të ndërgjegjësuar se si një grup funksionon, sepse ata janë shumë diskret, funksionojnë me platforma të posaçme që të mos kapen nga punonjësit e policisë. Unë mendoj që kanë pasur garanci.” , u shpreh Lala.

Gazetarja deklaroi se grupi ka pasur mbështetje edhe politike, edhe në radhët e policisë, sepse mënyra se si ata kanë komunikuar dhe zgjedhja e Frakullit për të zhvilluar “biznesin” ju ka dhënë garancinë që nuk do të shqetësoheshin.

Më 26 nëntor Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.

Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.

Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.


smile
Lajmi Tjeter
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi

Samiti i BE-së, Policia e Shtetit blindon Tiranën: Rrugët që do të bllokohen duke filluar nga 5 dhjetori ora 14:00

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, rritet nafta

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Katastrofa e tërmetit, Sira dhe Turqia luftë me kohën

08/02/2023, 8:34
E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

08/02/2023, 8:21

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

08/02/2023, 8:10
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

08/02/2023, 8:09
Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

08/02/2023, 7:58
Blanco

Festivali i Sanremos 2023, këngëtari tërbohet dhe shkatërron skenën; pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

08/02/2023, 7:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In