Politike 4 Tetor 2022, 17:23

Kokalari vijon sulmet ndaj “Foltores”, Balla tallet me Berishën: Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali!

Shkruar nga Pamfleti
Kokalari vijon sulmet ndaj “Foltores”, Balla tallet me

Aktivistja Evi Kokalari ka intensifikuar sulmet ndaj grupit të Berishës. Sot ajo sulmi ish-kryeministrin për të parën herë, ndërsa ka goditur dhe Adriana Kalanë, të cilën Berisha e emëroi kryetare të Komisionit të Apelimit në PD.

Kokalari shkruan me ironi se Kalaja është kryetarja e Komisionit të Apelimit, që juridikun e ka mbaruar me korrespondencë dy vite më parë.

Kjo është Kryetarja e Komisionit te Apelimit, që dhe juridikun e mbaroi me korrespondence dy vjet më parë. Klasi i saj, paraqitja fizike dhe profesionale janë fytyra e re e Partisë Demokratike. Tashti, shkoni apeloni po deshët.

Ndërkohë doja ti tërhiqja vëmendjen Albana Vokshit për punën e shkëlqyer që po bën me gratë e Partisë”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

Por mbi debatin që ka lindur në PD ka reaguar edhe Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist ka ironizuar Berishën duke shkruar në rrjetet sociale: “Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali”!

Politike #kokalari Balla Berisha