Politike 6 Qershor 2022, 19:53

Kokalarit nuk i del inati me Këlliçin, e besuara e Berishës sherr me të rinjtë e FRPD

Shkruar nga Pamfleti
Kokalarit nuk i del inati me Këlliçin, e besuara e Berishës

Nuk ka fund gallata në të cilën është katandisur foltorja. Pasi Basha e përzuri nga partia, Berisha mblodhi pas vetes me kuç e me maç në betejën e tij kundër SHBA.

Të gjithë ata që kishin përfituar prej tij ndër vite i shkuan pas, por mori mbështetje dhe nga “Uashingtoni”.

Berisha solli Evi Kokalarin, por duket se dhe kjo e fundit nuk është kënaqur. Prej ditësh Kokalari ka sulmuar Belind Këlliçin se ka manipuluar votat në Kryesi dhe Këshill. Sot asaj i janë kundërpërgjigjur të rinjtë e FRP. Por Kokalari ju është përgjigjur në rrjetet sociale.

Evi Kokalari: Sulmet e mia nuk janë kundër forumit rinor, por vetëm një personi – Belind Këlliçit.

Ky Oleg Hanku mos të flas në emër të FRDP-së sepse vetë nuk ka qenë i votëbesuar nga Forumi, por i emëruar nga Basha 2.0, ja ashtu siç u emërua dhe Enkeled Alibeaj nga Luli në 2017, pa votë dhe kundër statutit.

Evi Kokalari s’ka asgjë kundër Forumit Rinor, madje i ka sjellë Kryetarin e Të Rinjve Amerikane, pra të një organizate që kanë 5 million anëtare në Amerikë, pikërisht që ta fuqizoj atë. Unë do vazhdoj ta bëj këtë dhe do ti lidh më shumë në të ardhmen, por për momentin duhet ta çlirojmë FRDP nga klani Belindit që e kanë marrë peng atë.

Dhe ky Valter Meshi është emëruar në pozicionin e tij, nuk është votuar, ama sulmet i bën në emër të FRPD. Ky është qartazi shfrytëzim pozicioni dhe denigrim i Forumit Rinor, sepse në emër të saj nuk mund ta flasin ata qe s’jane votuar kurre nga ky Forum.

Ja pra pse këta personazhe mbrojnë e Belindit.

Tashti e kuptoni pse gjërat bëhen me Klane, që të forcojnë pozicionin e tyre siç e kishte zakon Lulzim Basha. Klanin e tij, Belindi e futi në Këshilli duke tejkaluar dhe kuotën, dhe nëpërmjet atij orientoj votën në Kryesi. Bëmë mirë që i vumë një STOP në zgjedhjet e së shtunës.

Në fakt po ta duan Forumin kaq shumë, ata duhet të detyrojnë Belindin të më kthejë përgjigje publikisht, thjeshtë për transparencë, ndryshe dhe ata bëhen pjesë e lojërave të kryetarit të tyre.

Pyetjet që presin përgjigje janë:

Si janë futur në Këshill 30 të rinjtë, me vote apo kuotë?

Nëse me kuotë, kuota është 15% pra 22 veta duke futur dhe Kryetarin. Po 9 të tjerët, kujt ja morën vendin?

Matematika është e thjeshtë. Pres përgjigje!!

Politike #Kokalri FRPD kellici