
Ndryshimi i ambasadorëve nuk do të ndryshojë asgjë në betejën e Perëndimit për shembjen në mënyrë përfundimtare të drejtësisë aktuale, ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe mbylljen në qeli të kokave të krimit dhe korrpsionit.
Nuk ka shpëtim për Sali Berishën dhe Ilir Metën, fatkeqësinë më të madhe të kombit shqiptar që pas largimit të pushtuesve të fundit. Donald Lu dhe Romana Vlahutin, makthi më i tmerrshëm i Berishës dhe Metës, do të zëvendësohen me një makth të ri. Ndryshimi i ambasadorëve nuk do të ndryshojë asgjë në betejën e Perëndimit për shembjen në mënyrë përfundimtare të drejtësisë aktuale, ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe mbylljen në qeli të kokave të krimit dhe korrpsionit.
Sipas burimeve të Pamfleti.net, para largimit nga Shqipëria, Lu dhe Vlahutin kanë përgatitur nga një dosje të rëndë me informacione dhe fakte, të cilat do të jenë si udhërrëfyes për pasardhësit e tyre.
Dosjet përmbajnë të dhëna të detajuara për korrpsionin dhe krimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, angazhimin e tyre kundër Reformës në Drejtësi, për lëvizjet e fundit të tyre për sabotimin e Reformës në Drejtësi, etj.
Dosjet përmbajnë gjithashtu të dhëna rreth njerëzve që e mbështesin realisht reformën në Shqipëri, të besuarit e Perëndimit pranë PD dhe PS, për kurthet e politikës, kokat e krimit, lidhjet e krimit me politikën, etj.
Vetëm pak para largimit nga vendi ynë, dy ambasadorët dhanë mesazhet e tyre të fundit, duke goditur fort të korruptuarit dhe kriminelët e politikës shqiptare. Donald Lu paralajmëroi politikanët e korruptuar që të kenë frikë, duke lënë të kuptuar se ata nuk do të mund të ‘ngrenë’ kokë edhe pas ikjes së tij. Me të njëjtën gjuhë foli dhe Romana Vlahutin, e cila tha prerë se askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi./Pamfleti