Politike15 Shtator 2022, 17:58

"Kokat" e krimit në Dubai, Manja justifikon mungesën e një marrëveshje ekstradimi: Ne e kërkuam, por s'duan Emiratet!

Shkruar nga Pamfleti
"Kokat" e krimit në Dubai, Manja justifikon mungesën e

"Kokat" e krimit në Dubai, Manja justifikon mungesën e një marrëveshje ekstradimi: Ne e kërkuam, por s'duan Emiratet!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji, se qeveria u ka dhënë kriminelëve më të mëdhenj shqiptarë një parajsë ku të strehohen: Dubain, pasi nuk miraton një marrëveshje ekstradimi me Emiratet Arabe, për të vënë para drejtësisë “kokat” e krimit shqiptar të fshehura aty.

Nga karrigia e ministrit në Kuvend, Manja ia ka lënë “topin në derë” Dubait, kur tha se drejtësia shqiptare ka tentuar disa herë të lidhë marrëveshje me Emiratet për ekstradim, por ka munguar vullneti nga këta të fundit.

Dua të jap një përgjigje në lidhje me atë që Salianji tha pse nuk ka një marrëveshje me Emitratat e Bashkuara Arabe. Është një gjë tjetër. Marrëveshja dypalëshe për ekstradimin është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë. Nuk kemi marrëveshje ekstradimi por instrumenti me të cilin kemi bashkëpunime është konventa. Kemi tentuar të lidhim marrëveshje ekstradimi por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat në lidhje me personat e shpallur në kërkim. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat. Marrim dijeni për personat që arrestohen atje”, tha Manja.

Më herët, Salianji ka theksuar se marrëveshja e ekstradimit është e nevojshme me Dubain për të ekstraduar kriminelët. Duke vënë në dukje punën “dy standarte” të drejtësisë, Salianji u shpreh se nëse një qytetar që bën ndërtime pa leje përfundon në burg, por kjo nuk ndodh me oligarkët.

Ata kanë kërkuar një marrëveshje për interes të tyre, ne duhet të kërkonim këtë për të ekstraduar kriminelët. Unë nuk thashë që pse Policia shqiptare arrestoi ata për kontrabandë nafte, shumë mirë që ndodhi. Unë po them kush kompani e bënte importin e kësaj nafte? Të dali Policia dhe të thuhet me emër dhe mbiemër. Ndërtimet e paligjshme tani, nëse një qytetar përfundon në burg, e njëjta gjë duhet të ndodhë me ata që janë oligarkë. Nëse 100 metër katror, ai oligarku që e ka ndërtuar, ka shmangur taksat dhe burgun. Kujt po ia thoni këtë që dolëm dhe po prishim ndërtimet e paligjshme. Dilni dhe thoni që do bashkëpunojmë me oligarkët kjo është më e ndershme. Po ia kërkoj ministrit të brendshëm këtë. E njëjta strukturë që varet nga ju sot, ka bërë kallëzime penale për këto ndërtime të paligjshme,” tha Salianji.

Politike Dubai manja marreveshje ekstradimi