Showbiz21 Tetor 2019, 14:04

Koleksionisti shpenzon më shumë se një million dollarë për 40 video lojëra të rralla

Shkruar nga Pamfleti
Koleksionisti shpenzon më shumë se një million dollarë

Shtatorin e shkuar, dentist  Eric Naierman hipi në bordin e një avioni në jug të Floridas, drejtuar për në Denver, me qëllimin për të zgjeruar koleksionin e tij të video lojërave. Në fund të ditës së tij të pazarit të shfrenuar, ai mori thuajse 40 lojëra që nuk gjendeshin lehtë, duke shpenzuar më shumë se 1 milionë dollarë.

Shitja ishte ndër më të mëdhatë në historinë e videolojërave, edhe pse ai i koleksionistëve të video lojërave konsiderohet ende shumë i vonshëm. Të gjitha lojërat janë blerë të mbyllura mirë dhe shumë syresh janë publikimet e para që një shoqëri klasifikimi i ka gjykuar si unike në llojin e tyre.

Karakteristikat filmike të këtyre versioneve  (adisa bëjnë pjesë nga seriali  “Black Box” i Nintendo-s), e bëjnë koleksionin e  Naierman një ndër më të rëndësishmit në botë, si për nga rrallësia, edhe për nga vlera monetare.  Dentisti dhe një grup i vogël i partnerëve të tij, të quajtur ‘Video Game Club’ bënë të tyret versione shumë të rralla të ‘Nintendo Entertainment System’ si Mario Bros. Arcade Edition (1986), dy kopjet e vetme të njohura të Golfit(1985), kopjet e vetme në botë të Balloon Fight (1986) dhe Gumshoe (1986).

“Duke gjykuar nga gjithçka që ka koleksionuar përgjatë viteve, nuk ka arsye pse të mos transformohet në një hobby, siç ndodh për figurat e baseball-it ose për revistat e animuara ” konfirmonNaierman.

“Dua të them, çfarë kanë ata më shumë se një videolojë? Kanë kutinë. Kanë të njëjtën nostalgji. Nëse mund të shiten revista të animuara për 1 milionë dollarë, nuk ka arsye pse një videolojë nuk duhet të jetë në gjendje të shitet për të njëjtën shumë”.

Lifestyle Koleksionisti shpenzon më shumë se një million dollarë për 40 video lojëra të rralla