
PL mban sot Konventën Kombëtare, zgjidhet Komiteti Drejtues; hapet formalisht gara për kryetarin e partisë
Ilir Meta ka akuzuar ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për akte të rënda tradhtie ndaj atdheut përmes djegies së mandateve dhe bojkotit të Reformës në Drejtësi.
Për “Top Story”, Meta nuk ka përjashtuar implikimin e Bashës në çështjen e lobimit përmes financimeve ruse, duke thënë se “është e qartë ai që mund të bëjë çdo gjë”.
“Është fillim i ri. Shumë i lirë jam në të gjitha kuptimet. E meritoj emrin që më ka dhënë mamaja. Vendi është nën fundrrën e një regjimi mafioz. Kolerën ne do e largojmë. Kush e solli është tjetër gjë, na e sollën. Me Bashën nuk bëj, ka bërë akte të rënda tradhtie ndaj Atdheut.
Lulzim Basha ishte kryetar i opozitës dhe bojkoti Reformën në Drejtësi, dogji mandatet dhe bëri gjithçka në interes të tij. Me Lulzim Bashën është mbaruar kjo. Kjo është çështje e përjashtuar. Me këta të dy nuk ka është përfunduar. Thonë që ka përdorur para ruse, është e qartë që mund të bëjë çdo gjë. Më ka gënjyer mua dhe të vetët, mund të bëjë çdo gjë”– tha Meta.
Mirëpo, a është ky një mesazh për Berishën? Së fundmi, kreut të Partisë së Lirisë nuk po i shkojnë punët mirë as me aleatin e tij në opozitë, Sali Berisha, i cili vijon të ndjek agjendën e vetë: shihet më i preokupuar për hallet e veta me drejtësinë dhe Amerikën sesa aksionin anti-qeveritar të Ilir Metës. Thënë kjo, a do të ndihmojë ftohja e raporteve me Berishën në ndryshimin e strategjisë së Ilir Metës? Ky i fundit është i njohur për flirtet sipas interesit, djathtas- majtas.