Vadim Zimin, ish-koloneli i shërbimit federal të sigurisë ruse, përgjegjës për çantën që mbante kodet bërthamore ruse, është gjetur i vdekur.
Ish-koloneli i shërbimit federal të sigurisë ruse, i cili mbante çantën me kodet bërthamore dhe që shoqëronte, Presidentin Rus Vladimir Putinin kudo, është gjetur i qëlluar në shtëpinë e tij pranë Moskës.
Ai vazhdoi në shërbimin e sigurisë duke u ngritur në rolin e kolonelit me ardhjen e Vladimir Putin, në pushtet, por roli ish-koloneli të shërbimit federal të sigurisë ruse, ndaj Vladimir Putin, mbetet ende shumë misterioz dhe i paqartë për shumë njerëz që shërbenin në oborrin e Kremlinit.
Zimin u gjet me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në kuzhinën e banesës së tij në Krasnogorsk, rajon pranë Moskës.
Në momentin e vrasjes, gruaja e ish agjentit, mjeke me profesion ishte larg Moskës, duke trajtuar të plagosurit nga lufta në Ukrainë.
Ish Koloneli u zbulua nga vëllai i tij, i cili është shprehur se kishte qenë në banjë në momentin që kishte dëgjuar të shtënat.
“Ai shtrihej në një pellg gjaku me një plagë në kokë. Aty pranë ishte një pistoletë traumatike Izh 79-9T”, tha vëllai i kolonelit të vrarë.
Vrasja e tij ka ardhur në një moment kur ai po përballej me hetim penal, për marrje ryshfeti pasi i ishte bashkuar shërbimit doganor në një rol të lartë dhe ishte në arrest shtëpiak për çështjen penale edhe pse kishte mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare që të hedh dritë mbi ngjarjen e cila në pamje të parë duket si inskenim i një vetëvrasjeje.
Interesant është fakti që ekziston vetëm një foto e ish agjentit në të cilën shfaqet me valixhen e kodeve bërthamore të Kremlinit pranë Vladimir Putin.
Çanta, e quajtur “Cheget” në rusisht, u krijua në fillim të viteve 1980 dhe iu ekspozua botës për herë të parë në vitin 2019 në një emision TV për të parë nga afër se çfarë përmbante një çantë e tillë.
Putini është i njohur për ironin e shpeshtë ndaj Perëndimit kur këtë prill mori pjesë në funeralin e politikanit ultra-nacionalist Vladimir Zhirinovsky në Moskë ai u shpreh drejtuar perëndimit se oficeri që mbante kodet bërthamore ishte pranë tij.
Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak me çantën mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini mund të përdorë kurdo armë bërthamore shkatërruese.
Sipas mediave lokale, edhe pse shihet shpesh në duart e një ndihmësi përkrah Putinit, në fakt nuk është vetëm një, por tre valixhe në total.