Sport11 Shtator 2018, 23:41

Kombëtarja i bën nder, Milani i ofron rinovimin

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja i bën nder, Milani i ofron rinovimin

Giacomo Bonaventura raportohet se është në negociata për të rinovuar kontratën e tij aktuale me Milan deri në qershor të vitit 2022.

Ai që tashmë është shndërruar në emblemën e këtij Milani, sapo mbushi 29 vjeç dhe është i lidhur në San Siro deri në 2020, së fundmi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur interesimin e disa klubeve jashtë Italisë.

Aktivizimi në kombëtare nga trajneri Roberto Mancini i ka bërë goxha nder atij. Gatusso e ka të preferuar, prandaj pritet t’i ofrohet dhe rinovimi. 

Sport Milan