Sport 5 Nëntor 2022, 20:01

Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoren me Katarin, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitorre Reja takon debutuesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoren me Katarin,

Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoren me Katarin, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitorre Reja takon debutuesit (Video)

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit që do të luhet në Marbella të Spanjës. Lojtarët dhe stafi teknik janë paraqitur sot në kompleksin Tropikal në Durrës gjatë paradites ndërsa në orën 15:00 kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Në këtë seancë të parë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kanë marrë pjesë 20 nga 23 lojtarët e ftuar për të test miqësor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushorit Ardit Deliu nuk është stërvitur me grupin, pasi ka ndjerë shqetësime të vogla muskulore dhe pas konsultës me stafin mjekësor është vendosur që ai të bëjë sot pushim për të mos rrezikuar.

Ndërkaq, portieri Arlis Shala është bashkuar pas seancës stërvitore me ekipin, kurse mesfushori Kristal Abazaj do të bëhet pjesë e grupit në orët e paradites së të dielës me dy lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës deri të martën më mëngjes për t’u nisur më pas drejt Spanjës, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30.

Sport Kombetarja Shqiptare miqësorja me Katarin