Sport29 Dhjetor 2022, 20:29

Kombëtarja shqiptare zgjedh trajnerin e ri, ja kush është pasuesi i Edi Rejës në stolin kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja shqiptare zgjedh trajnerin e ri, ja kush është pasuesi

Kombëtarja shqiptare zgjedh trajnerin e ri, ja kush është pasuesi i Edi Rejës në stolin kuqezi (Foto)

Stoli i Kombëtares Shqiptare është vakant që prej largimit të Edi Rejës. Federata Shqiptare e Futbollit prej muajsh po studion mundësitë për pasuesin e italianit dhe në listën e tryezës së presidentit Duka kanë qarkulluar disa emra.

Nga italianët “tradicionalë” si Kambiasso deri te shqiptarët Ilir Daja e Besnik Hasi. Zërat kanë shkuar shumë larg, madje deri në Brazil ku Silvinjo, asistenti i Tites në Kombëtaren “Seleçao”, u zbulua nga Duka në një emision në Shqipëri.

Tashmë çdo gjë ka marrë fund, FSHF ka zgjedhur strategun e ri dhe është pikërisht braziliani. Pas një dekade, Shqipëria nuk do të drejtohet më nga shkolla italiane, por do të vijë një brazilian. Objektivi kryesor për Silvinjon do të jetë kualifikimi në “EURO 2024” në Gjermani.

Sport pasuesi i Edi Rejës Silvinjo stoli i kombëtares shqiptare