Sport12 Prill 2018, 11:37

Kombëtarja U-16 në Turneun e Maltës synon trofeun (lista e lojtarëve të grumbulluar)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja U-16 në Turneun e Maltës synon trofeun (lista e lojtarëve të grumbulluar)

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për moshën nën 16 vjec, e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Xhemal Mustedanagic, do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018. Syimet në këtë aktivitet janë që të fitohet trofeu, por më shumë se trofeu ka vlerë të provohen lojtarët e rinj dhe të eksperimentohet me skemat që i shërbejnë ekipit U-17 për ndeshjet zyrtare në eliminatore.

Trajneri Mustedanagic, në lidhje me këtë turne, u shpreh: “Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime, pasi janë në moshë rritjeje, në këtë grumbullim jam munduar të marr 50 % të futbollistëve nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë. Është një brez i mirë që premton për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grup-moshe për t’u bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me radhë. Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur. Nuk përjashtoj ndonjë afrim të ri, nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipet kombëtare.”

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Armenia, Italia dhe San Marino.

Datat dhe oraret e ndeshjeve:

20 prill: Shqipëri-Itali, ora 13:00

22 prill: Shqipëri-Armeni, ora 18:00

24 prill: Shqipëri-San Marino, ora 11:00


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport